Telegrafi

Arsim Thaqi i Malishevës thotë se skuadrës së tij i mungoi fati

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka thënë pas ndeshjes së humbur nga Llapi me rezultatin 2-0, se skuadrës së tij i ka munguar fati.

Me këtë humbje Malisheva bie në vendin e tetë, pozitë që dërgon në barazh.

“Fati na mungoi sot. Kemi krijuar shumë shanse. Në fillim të pjesës së parë, për mendimin tim, ka pasur një penallti”.

“Ne vazhdojmë tutje të punojmë për ndeshjet e tjera. Normal, duhet t’i përmirësojmë gabimet dhe të na përcjellë fati”.

“Pjesa e poshtme nuk na jep qetësi para golit dhe kjo ka ndikuar që të mos e kemi qetësinë e duhur, pasimin e fundit apo përfundimin e aksioneve”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/