Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka mbetur i pakënaqur me barazimin ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drita u ndal në shtëpi nga mitrovicasit dhe dështuan ta rrisin epërsinë me Ballkanin e vendit të dytë.
Ky barazim ndaj ’89-shin nuk i ka pëlqyer trajnerit Thaqi, i cili pëson se skuadra e tij u desh të fitonte ndeshjen qysh në pjesën e parë.
“Luajtëm përballë një mbrojtje të ngjeshur, por mendoj se pikët është dashur t’i fitonim në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Thaqi pas ndeshjes.
“Nuk ishim të kënaqur me barazimin dhe sigurisht se kur sulmon lë edhe zbrazëtira. 89-shi na vuri në vështirësi”.
“Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen, por ne gjithnjë luftojmë për të fituar ndeshjen dhe kjo ndoshta ndikoi të rrezikoheshim edhe nga 89-shi”, perfundoim trajneri i Dritës. /Telegrafi/