Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka thënë se fitorja e parë këtë sezon në Superligë ka rëndësi të madhe për ekipin që ai drejton.
Malisheva fitoi me rezultat 3-1 ndaj Ferizajt, skuadër që u inkuadrua këtë vit në Superligë.
“Kuptohet që kur fiton ekipi jemi të kënaqur. Edhe në ndeshjen e parë kemi qenë të kënaqur edhe pse kemi humbur. Komplimente për lojtarët në këtë fillim të kampionatit. Xhiron e parë kemi pushuar”.
“Këtë ndeshje e dëshmuam që Malisheva ka fytyrë tjetër. Krijuam shumë raste dhe shënuam penalltinë. Pas kartonit të kuq shënuan edhe dy herë dhe e menaxhuam mirë ndeshjen”, ka thënë Thaqi.
Sipas tij, Malisheva do të jetë më ndryshe këtë sezon dhe nuk do ta diskutojë mbetjen në Superligë.
“Është viti i dytë. Eksperienca është tjetër. Kemi ndryshime të lojtarëve. Kanë eksperiencë që nuk e kemi pasur në vitin e kaluar. Me këtë angazhim dhe disiplinë në lojë, e ardhmja e Malishevës është e sigurt dhe nuk do të diskutohet mbetja e Malishevës në Superligë”, përfundoi Thaqi. /Telegrafi/