Megjithëkëtë, nuk janë të gjitha klubet njësoj. Të paktën në 2 Korrik ky fenomen nuk ekziston, çka e bënë akoma më të veçantë këtë klub, i cili unifikohet edhe me disa karakteristika tjera. 2 Korriku është njëri prej klubeve që ofron më së shumti rehati e siguri për trajnerë.
Derisa në klubet tjera trajnerët nuk kanë mundësi të punojnë më shumë sesa gjashtë muaj eventualisht një vit, në klubin prishtinas trajneri mund të ndihet i sigurt gati me një dekadë. Këtë e konfirmon fakti se Arsim Thaçi vazhdon të qëndrojë në postin e shefit të shtabit teknik të 2 Korrikut qe nëntë vjet, saktësisht nga viti 2005.
Kështu, ai sikur po e ndjek rrugën e Alex Fergusonit, i cili me dekada ishte i paprekshëm dhe i pazëvendësueshëm në Manchester United, të cilën skuadër e kishte udhëheq për 27 vjet. /Tribuna/Telegrafi/