Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, thotë se në këto 13 vite ekzistence, Kushtetuta është sfiduar më së shumti në pjesën veriore të Kosovës.
Bajrami në RTV Dukagjini thotë se megjithatë edhe politikanët mjaft shumë e kanë shkelur Kushtetutën e që sipas tij është dashur shpeshherë është dashur të reagojë edhe Gjykata Kushtetuese.
Ish-deputeti i PDK-së thotë se në hartimin e Kushtetutës një rol shumë të fuqishëm në caktimin e kompetencave të presidentit të Kosovës kanë pasur juristët amerikanë.
“Kudo ku ata kanë marrë pjesë në shkrimin e një kushtetute i kanë dhënë kompetenca të fuqishme presidentit pasi Amerika është vend i liderëve. Kosova ka presidentin më të fuqishëm në rajon. Ka dy herë më tepër kompetenca se presidentët e Sllovenisë, Maqedonisë, Kroacisë, Shqipërisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Bajrami thotë se presidenti në Kosovë i ka marrë dhjetë kompetenca ekzekutive nga kryeministri.
“Shembull presidenti në Kosovë udhëheq me politikën e Jashtme”.
Ai thotë se edhe dialogu është kompetencë e presidentit pasi sipas tij ajo është politikë e jashtme.
Bajrami thotë se është takuar me presidenten Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Kushtetutës.
Ai thotë se i ka kërkuar Osmanit që të bashkëpunoj edhe me opozitën për dialogun pasi sipas tij dialogu është politikë shtetërore e jo partiake.
“Do të ishte një gabim i madh nga opozita nëse do të abstenonte nga procesi i dialogut pasi ky është një proces i kompletimit të shtetësisë së Kosovës”, deklaroi ndër të tjera Arsim Bajrami./Telegrafi/