Telegrafi

Arshavin: Vetëm ndonjë mrekulli do t’ia sjellë titullin Arsenalit

Arsenali është vetëm tre pikë prapa liderit të tabelës, Chelseat, në kampionatin anglez dhe do të përballet me Porton në rundin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve që zhvillohet muajin e ardhshëm.

“Ëndërr e imja është të fitoj titull me klubin tim. Kuptohet, do të ishte më mirë nëse do ta fitonim Ligën Premier ose Ligën e Kampionëve”.

“Por për ta bërë këtë kemi nevojë në mrekulli, që do të thotë të fillojmë të luajmë me formacionin më të mirë! Nuk mendoj se kemi luajtur me atë gjatë këtij sezoni”, ka thënë Arshavin./Telegrafi/