Telegrafi

Arshavin shkëlqen kundër Atleticos

Protagonisti i takimit ishte mesfushori ofanziv Andrei Arshavin, i cili ishte njeriu kryesor i fitores së Arsenalit.

Të tre golat u shënuan brenda tre minutash ndërkohë që takimi po përfundonte.

Arshavin shënoi golin e parë në minutën e 86-të, ndërsa një minutë më pas, Pacheco barazoi rezultatin.

Me golin e tij të dytë në këtë ndeshje (89’), mesfushori rus Andrei Arshavin ua siguroi fitoren Topçinjve.

Kështu Arsenali ka pesë pikë (tri për fitoren dhe dy për golat), ndërsa Atletico Madridi ka siguruar një pikë për golin e shënuar.