Telegrafi

Arshavin pranë largimit?

Ndërkohë, të martën Arshavin tha se nëse ai do të luante ndonjëherë për Barcelonën, ky do të ishte kulmi i karrierës së tij.

“Nuk mendoj se ai do të luajë për Barcelonën ndonjëherë. Qëndrimi i Andrei Arshavinit dhe i shumë gjërave të tjera varet nga një njeri. Ne do të dëshironim të dinim nëse Wenger do të jetë menaxher i Arsenalit sezonin e ardhshëm. Gjëja kryesore për Arsenalin nuk është Andrey Arshavin, Cesc Fabregas apo Robin van Persie”.

“Çfarë ndodh me ta varet se çfarë ndodh me Wengerin. Arsenali sot është 95 % Arsene Wenger. Ndikimi dhe karizma e zotëri Wengerit te tifozët e Arsenalit, menaxhimi dhe familja e Arsenalit janë të mëdha. Por, ai mbush 61 vjet në tetor dhe mund të shihni qartë në sytë e Wengerit se ai është i zhgënjyer pse nuk fitoi asnjë titull këtë sezon”, përfundoi agjenti Dennis Lachter. /Telegrafi/