Telegrafi

Arshavin: Për titull, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Të mërkurën mbrëma, Arsenali shënoi fitore, ndërsa Chelsea u mposht, kështu që mesfushori rus thotë se ekziston mundësia që Topçinjtë të shpallen kampionë.

“Pas këtyre rezultateve, kjo duket e mundshme. Diferenca në pikë është zvogëluar në gjashtë”.

“Kuptohet, rezultati kundër Liverpoolit është i mirë për ne, por nëse duam që të bëhemi kampionë, do të duhet që të fitojmë në të gjitha takimet e mbetura. Është vështirë të thuhet nëse kjo është e mundur”, ka thënë Arshavin. /Telegrafi/