Telegrafi

Arshavin: Liverpooli kundërshtar më i rrezikshëm se United

“Asnjëra nga skuadrat nuk ka qenë kundërshtar i lehtë. Shumëçka varet nga kahu i lojës. P.sh. Fulhami ka qenë një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur dhe nuk ka qenë aspak lehtë të luhet kundër tyre, pasi që lojtarët ishin shumë të organizuar, të disiplinuar dhe vazhdimisht e mbyllnin lojën”.

“Mirëpo nëse flasim për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin, kundër Liverpoolit ka qenë shumë më vështirë të luhet”, ka deklaruar mesfushori rus.