Telegrafi

Arshavin lavdëron Wengerin

Arshavin është përshtatur shkëlqyeshëm në ekipin e Arsenalit, duke u bërë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

“E dija se ritmi në Angli do të jenë në një nivel më të lartë, por nuk e dini se sa më lartë derisa nuk e përjetoni këtë. Tash adaptohem më me lehtësi, kisha kohë t’i analizoj gjërat”, ka thënë Arshavin.

“Sa i takon jetës jashtë fushës nuk jam adaptuar ende, por raportet e mia me futbollistët tjerë të Arsenalit janë të mira. Jam ndjerë i mirëseardhur”.

“Arsenali blen futbollistë vetëm me kërkesë të Arsene Wegner. Wenger nuk e sheh vetëm sipërfaqësisht lojtarin, ai e sheh në brendi. I sheh kualitetet e tij dhe se si ta shfrytëzojë më së miri”, ka shtuar rusi.