Telegrafi

Arshavin: Fansat më duan më shumë se gruaja ime

“Jam i lumtur, ndonjëherë mendoj se ata më duan më mua më shumë se gruaja ime”, ka thënë Arshavin, i cili ka folur edhe për gjasat e Arsenalit për të fituar titullin.

“Ne kemi pasur shanse për të qenë shumë më afër kreut, por nuk i kemi shfrytëzuar, andaj jam ca i zhgënjyer. Por tash nëse fitojmë ndeshjen e mbetur jemi ende në garë, por në të njëjtën kohë nuk mund të humbim më shumë pikë”, ka thënë mes tjerash mesfushori rus./Telegrafi/