Telegrafi

Arshavin: Chelsea ende ka avantazh

Mesfushori rus me tipare sulmuese shënoi në fitoren 4-2 në Emirates ndaj Boltonit, por Chelsea ka një ndeshje më pak të zhvilluar që mund ta kthejë këtë ekip në maje të tabelës.

“Mendoj se Chelsea ende është në krye të tabelës. Ata nuk kanë luajtur një ndeshje ende. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Arshavin./Telegrafi/