Mesfushori anglez, Jack Wilshere është huazuar nga Arsenali në Bournemouth.
Megjithëse i ka uruar humbje skuadrës së Arsenalit, kjo e fundit po i përgatit një kontratë të re.
Madje, Arsene Wenger është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit dhe do të dëshironte ta kishte në skuadër, transmeton Telegrafi.
“Jam i lumtur që është duke u zhvilluar”, ka thënë sot Wenger para gazetarëve.
“Ishte një vendim i mirë që të shkojë në një ekip ku do të luante rregullisht. Ai po bëhet më i fortë çdo javë. Kur një lojtar si Jack është në formë të lartë, juve ju mungon shumë”, përfundoi francezi.
Theksojmë se klauzola e huazimit të Wilshere në Bournemouth nga Arsenali ka bërë që mesfushori të mungoi në këtë takim. /Telegrafi/