Arsene Wenger ka treguar se pse e ka refuzuar rastin që ta udhëheq Manchester Unitedin.
Francezi prej se është bashkuar me Arsenalin në vitin 1996 nuk është larguar nga klubi, ndërsa drejtori i Unitedit, Martin Edwards, kishte thënë pas largimit të Sir Alex Fergusonit, trajneri francez ka qenë zgjidhja e parë.
“Zgjedhja jonë e parë ka qenë Arsene. Ai është bashkuar me Arsenalin në vitin 1996 dhe Wenger ka qenë një sukses i madh”.
“Në atë kohë mendoja që ai është kandidati më i mirë për ta zëvendësuar Alexin. Ishte zgjedhja ime e parë”.
“Ne bën përpjekjen e parë dhe Wenger nuk tregoi aspak interesim”.
Wenger ka folur për këtë gjë, duke thënë se është i lumtur te Arsenal.
“Kam qenë gjithmonë i lumtur këtu, njerëzit janë të lumtur me mua dhe do të jem gjithmonë i lumtur. I dua vlerat e këtij klubi, për mua, vlera e klubit është kryesorja”.
“Ju flisni për Man United, evolucioni në 20 vitet e fundit dhe do të ishte shumë interesant. Shumë ka ndryshuar, por kur kam ardhur këtu, ky klub ka pasur vlerat që i dua në sport. Kjo është arsyeja pse jam ende këtu”.
“Unë gjithmonë pyes veten. Po, sigurisht, Man United është tërheqëse, por a jam i lumtur këtu? Përgjigjja ishte ‘po’”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/