Telegrafi

Arsene Wenger propozon rregullin e ri për pozitën jashtë loje që mund të përdoret në Euro 2020

Arsene Wenger po tenton që të bëjë disa ndryshime në rregullat e futbollit dhe shpreson që ajo gjë të ndodhë para fillimit të Kampionatit Evropian.

Në këtë sezon ka shumë komplikime sa i përket rregullit të pozitë jashtë loje e që as VAR-i nuk po mund të definojë situatën.

Shefi i FIFA-s për zhvillime globale në rregullat e futbollit, Wenger ka një plan që të ndryshojë pozitën e jashtë lojës për lojtarët që gjenden në sulm dhe çdo pjesë e trupit që mund të shënojë mund të konsiderohet si pozitën e rregullt, e kundërta me rregullin aktual.

The Times raporton se bordi i shtëpisë më të madhe në futboll do të takohet më 29 shkurt dhe do t’i diskutojnë rregullat e reja që mund të hyjnë në fuqi më 1 qershor.

“Pjesa më e vështirë që po përballet VAR-i në këtë sezon është pozita jashtë loje. Ne kemi parë të ndalet ndeshja për pozitë jashtë loje, aty ku ishte pjesa e hundës apo një pjesë e vogël e dorës”, ka thënë Wenger.

“Ka hapësirë që të ndryshohet rregulli dhe mos të konsiderohet pjsa e hundës si pozitë jashtë loje, kështu ju jeni në pozitë jashtë loje, pasi mund të shënoni me atë pjesë”.

“Kështu, ju mund të ndryshoni këtë gjë dhe me lojtarin që është në sulm me mbrojtësin e fundit në zonën kundërshtare, t’i lejohet që të shënojë me pjesët që lejohet të preket topi”.

“Kjo gjë mund të ndryshojë rregullin e pozitës jashtë loje dhe të bëhet e kundërta me atë çfarë është bërë deri më sot. Mos të anulohet goli për çështje milimetrash dhe mos të ketë gjëra të pakuptimta”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Arsenalit.

Ky mendim i Wengerit po kundërshtohet qysh nga tani, pasi sulmuesi do të kishte shumë përparësi në sulm dhe golat do të shënoheshin me lehtësisht. /Telegrafi/