Arsenali është ndalur në barazim pa gola 0-0 në shtëpi nga Sportingu i Lisbonës.
Trajneri Unay Emery kishte vendosur t’i pushonte disa nga lojtarët kryesor për këtë takim.
Kësisoj Granit Xhaka, Mesut Ozil, Bernd Leno e Alexandre Lacazette nuk ishin grumbulluar fare për këtë takim.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe krejt çfarë vlen të përmendet ishte lëndimi i Dany Welbeck.
Sulmuesi anglez u detyrua të largohet nga loja në minutën e 30-të pasi theu këmbën e tij dhe u zëvendësua nga Aubameyang.
That's all for the first half
🏆 #UEL pic.twitter.com/6dSmYqWhpA
— Arsenal (@Arsenal) November 8, 2018
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesën e dytë Arsenali e nisi duke sulmuar dhe rastin e parë të mirë e pati Aubameyang por që goditja e tij nuk ishte e saktë.
Topçinjtë vazhduan sulmet dhe patën edhe dy raste të mira me Aubameyang dhe Mkhitaryan por që nuk e gjetën golin.
Auba goes close again! 👏
This time he combines with @alexiwobi, before drilling a low effort into the side-netting
Keep the pressure up, lads 👊
🔴 0-0 🦁 (58)
🏆 #UEL pic.twitter.com/wx1RC2UF0n
— Arsenal (@Arsenal) November 8, 2018
Deri në fund krejt çka vlen të përmendet është kartoni i kuq i mbrojtësit mysafir Mathieu.
Rezultati pas 90 minutave ishte ashtu siç filloi pa gola 0-0.
Por edhe ky barazim i ka konvenuar Arsenalit që matematikisht ka siguruar kalimin nga Grupi E pasi ka grumbulluar 10 pikë.
Ndeshjen e radhës Arsenali e luan në Ukrainë përballë Vorskla Poltavas, ndërsa Sportingu në Azerbajxhan tek Qarabag. /Telegrafi/
Red card for Sporting…
@Aubameyang7 seizes on a slack backpass and Jeremy Mathieu cynically brings him down – we'll now have a free-kick on the edge of the area…
🔴 0-0 🦁 (87)
🏆 #UEL pic.twitter.com/eUZmqxyIEp
— Arsenal (@Arsenal) November 8, 2018