Telegrafi

Arsenalit i duhet t’i bëjë në këto ndeshje pa Mustafin

Shkodran Mustafi nuk pritet të luaj më në vitin 2016 me Arsenalin.

Mbrojtësi nga Gostivari ka pësuar tendosje muskulore në fitoren 3-1 ndaj Stoke Cityt, ku u desh të zëvendësohej në minutën e 25-të të pjesës së parë.

Sipas trajnerit Arsene Wenger, ky lëndim pritet ta lë Mustafin jashtë fushave të blerta së paku 21 ditë, shkruan Telegrafi.

Kështu, mbrojtësi shqiptar pritet t’i mungojë Arsenalit në katër apo pesë ndeshjet e ardhshme në Ligën Premier.

Mustafi nuk do të mund të luaj ndaj Evertonin e Manchester Cityt në udhëtim dhe WBA-së e Crystal Palace në shtëpi, por mund të mungoj edhe ndaj Bournemouthit poashtu në udhëtim. /Telegrafi/