Telegrafi

Arsenalin e pret udhëtim i vështirë te Sheffield United, formacionet zyrtare

Arsenalin e pret një udhëtim i vështirë në kuadër të çerekfinales në Kupën FA.

Londinezët do të luajnë në udhëtim te Sheffield United, një skuadër që ka ditur t’i shkaktojë probleme ekipeve të mëdha.

Dy skuadrat synojnë kalimin në gjysmëfinale për të mbetur me shpresë për finalen e madhe.

Kujtojmë që skuadra e parë që ka siguruar plasmanin në gjysmëfinale të Kupës FA është Manchester United që eliminoi Norwichin vetëm pas kohës shtesë.

Të dy trajnerët Wilder dhe Arteta kanë publikuar tanimë formacionet zyrtare për këtë takim.

Formacionet zyrtare:

Sheffield Utd: Henderson, Basham, Egan, Robinson, Baldock, Stevens, Norwood, Lundstram, Fleck, McGoldrick, McBurnie.

Arsenal: Martinez, Mustafi, David Luiz, Tierney, Maitland-Niles, Xhaka, Willock, Kolasinac, Pepe, Lacazette, Saka. /Telegrafi/