Site icon Telegrafi

Arsenali vendos të gjithë lojtarët në portë dhe në fund pëson gol nga goditja indirekte (Video)

Goditjet indirektet nuk ndodhin shumë shpesh në futboll dhe nisur nga kjo sa herë që kemi rastin të shikojmë një të tillë na duket interesante.

Në miqësoren mes Arsenalit dhe Western Sydney Wanderers ndodhi një gjë e tillë.

Me këtë rast Topçinjtë vendosën 11 lojtarët në portë, por në fund pësuan prapë gol.

Në portë ishte portieri Emiliano Martinez, i cili edhe pse kishte ndihmën e bashkëlojtarëve nuk arriti të mbajë portën paprekur.

Gjithsesi anglezët fituan në fund me rezultat 3-1 me gola e Olivier Giroud, Aaron Ramsey dhe Mohamed Elneny. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=e4cs5FRlUqA

 

Exit mobile version