Telegrafi

Arsenali vazhdon ta kërkojë Lorik Canën

Trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, dëshiron të transferojë një mesfushor defanziv, ndërsa “The Daily Express” njofton se francezi e ka kthyer vëmendjen kah Lorik Cana.

“Dera mbetet e hapur për largim, edhe pse kam edhe tre vite në kontratën time. Do të flas me familjen dhe përfaqësuesit e mi. Dhe gjithçka do të varet nga ajo çfarë dëshiroj të bëj”.

“Nga destinacionet e mundshme, Anglia dhe Gjermani janë dy ligat që më joshin më së shumti”, është shprehur kosovari.

Edhe Evertoni dhe Tottenhami janë të interesuar për shërbimet e Canës, ndërsa oferta e vetme zyrtare është bërë nga Hamburgu, që ka ofruar pesë milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Përfaqësueses kuqezi.