Telegrafi

Arsenali vazhdon si lider, derisa fiton minimalisht ndaj Leeds United

Arsenali ka fituar minimalisht 1-0 në udhëtim te Lleds United në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

The Gunners e nisin më  mirë takimin, duke krijuar shanse për gol.

Por, goli i parë dhe i vetëm i takimit erdhi në minutën e 35-të, kur Martin Odegaard asistoi te Bukayo Saka, që realizoi për 1-0.

Në 45 minutat e dytë, Leeds e pati rastin t’i barazonte shifrat, por Patrick Bamford shpërdoroi një mundësi të artë.

Në minutën e 64-të, anglezi nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë, pasi Aaron Rasmdale e priti goditjen e tij.

Bamfod (71’) lëshoi një tjetër mundësi të mirë shënimi, me Ramsdalen që ishte sërish përballë tij.

Pas javës së 10-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 27 pikë, ndërsa në xhiron e 11-të do të takohen me Southamptonin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore