Telegrafi

Arsenali vazhdon me rezultate negative, mposhtet nga Brighton

Arsenal. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Arsenali ka pësuar një tjetër humbje, derisa është mposhtur para tifozëve të vet nga Brighton 1-2.

Brighton e nisi më mirë ndeshjen duke sulmuar qysh në minutat e para me Neal Maupay, por që Leno priti gjuajtjen e tij.

Ishte minuta e 36-të e ndeshjes kur mysafirët gjetën golin e parë në këtë takim me Adam Webster.

Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Granit Xhaka dhe Aaron Mooy. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Arsenali e nisi mirë pjesën e dytë ku vetëm pas pesë minutash barazuan me francezin Lacazette që shënoi me kokë për 1-1.

Topçinjtë shënuan në minutën e 65-të me anë të David Luiz, por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Mesfushori australian Aaron Moy dha një asistim fantastik për Maupay i cili 10 minuta para fundit shënoi për t’i dhënë fitoren e madhe Brighton 1-2.

Për Arsenalin kjo ishte ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Ligën Premier, derisa Brighton pas tri disfatave radhazi morën tri pikë të arta.

Arsenal pas 15 ndeshjeve ndodhet në pozitën e 10-të në tabelë me 19 pikë, ndërsa Brighton tri pozita më vonë me 18 pikë. /Telegrafi/