Telegrafi

Arsenali vazhdon me fitore të thella

Përveç katër golave të shënuar, londinezët keqpërdorën një mori rastesh të tjera, gjatë një paraqitje të shkëlqyeshme për të shënuar fitoren e dytë të sezonit të ri.

Rezultati u hap pas 18 minutash lojë me anë të Abou Diaby, i cili pranoi një pasim të shkëlqyeshëm nga Eduardo Da Silva për të shënuar nga afërsia. I njëjti lojtar, Diaby, dyfishoi rezultatin pas tre minutash tjera (21’), kësaj here falë një asistimi nga Emmanuel Eboue.

Mysafirët shpresuan për një rezultat pozitiv kur tetë minuta para fundit të pjesës së parë Kaboul shënoi me kokë pas një harkimi nga Belhadj.

Por edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi ekipit vendas, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë. Ish-kapiteni William Gallas edhe kësaj here u fut në listën e golashënuesve, kur dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje para portierit David James, gjashtë minuta në pjesë të dytë.

I riu Aaron Ramsey shënoi golin e parë në Ligën Premier pas një pasimi nga Robin Van Persie, për të vulosur rezultatin në minutën e 68-të.

Fitorja është e dyta për Arsenalin në dy ndeshje në ligë, pas asaj të parës kur mposhti Evertonin me rezultat 6-1. Humbja është e treta në po aq ndeshje për Portsmouth.