Telegrafi

Arsenali vazhdon me fitore – triumfon minimalisht ndaj Brightonit

Foto: FC Arsenal/Twitter

Arsenali ka fituar në udhëtim te Brightoni me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

The Gunners zhvilluan një lojë të mirë në pjesën e parë, duke krijuar disa shanse të mira me anë të Pierre-Emerick Aubameyang dhe Bukayo Sakas, mirëpo nuk ishin të saktë.

Topçinjtë ishin me fat kur Alexis Mac Allister bëri një gjuajtje të fortë, por goditja përfundoi jashtë porte.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishte edhe më kërkues, e që arritën të shënonin golin e fitores me anë të Alexandre Lacazettes, që pranoi një asistim fenomenal nga Saka në minutën e 66-të.

Në të 81-në, skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta mori një lajm të hidhur, pasi talenti Saka u larguar nga fusha për shkak të një lëndimi.

Por, në fund skuadra londineze arriti të mbante epërsinë për t’i fituar tri pikë mjaftë të vlefshme.

Arsenali është aktualisht në vendin e 13-të me 20 pikë, derisa në javën e 17-të do të takohet me West Bromin. /Telegrafi/