Arsene Wenger ka konfirmuar largimin në fund të sezonit prej skuadrës së Arsenalit.
Francezi 68-vjeçar kishte humbur mbështetjen e pronarit Stan Kroenke, i cili vendosi të veprojë përpara gjysmëfinales së Ligës së Evropës.
Wenger nuk dëshironte të largohej nga klubi që e donte tejet shumë, kështu që Gunners ishin të detyruar t’ia paguajnë pagën e kontratës, e cila i mbaronte vitin e ardhshëm.
Kjo i ka kushtuar skuadrën londineze hiq më pak se rreth 13 milionë euro, të cilat do t’i merr francezi me të përfunduar kampionati i Ligës Premier.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e kanë falënderuar trajnerin, i cili pas një këmbëngulje të madhe i solli në Londër.
Arsenali me këtë veprim po dëshiron që t’i kthej tifozët në shkallët e stadiumit para përballjes së gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Atletico Madridit.
Theksojmë se Wenger për 22 vitet qëndrimi te londinezët ka fituar tre tituj të ligës elitare angleze dhe shtatë FA Cup. /Telegrafi/