Telegrafi

Arsenali tregon muskujt

 Arsenali e filloi takimin si zakonisht me dominim, por mos përqëndrimi ka mundur t’u kushtojë vendasve.

Jack Collison kaloi në epërsi West Hamin pas 18 minutash lojë, duke qetësuar tifozët. Sidoqoftë, Arsenalin në lojë e ktheu Lukas Podolski (22’), i cili shënoi për 1-1.

Ky ishte dhe rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Topcinjtë ishin të papërmbajtshëm.

Me të filluar pjesa e dytë vjen në shprehje Olivier Giroud (47’), i cili shënoi për 2-1 dhe epërsinë e parë të Arsenalit në këtë takim. Në minutën e 53-të Santi Cazorla me asistim të Podolskit shënoi për 3-1.

Podolski shpërtheu edhe dy herë të tjera duke asistuar së pari për Walcottin (54’), i cili shënoi për 4-1, kurse hettrikun e asistimeve Podolski e kompletoi kur ndihmoi Giroud të shënonte (57’) për 5-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 37 pikëve, katër pikë më pak se sa vendi i katërt Tottenhami. /Telegrafi/