Telegrafi

Arsenali thyen një rekord në Ligën Premier

‘Topçinjtë’ kanë shënuar 700 gola si mysafirë në Ligën Premier.

Tre golat e shënuara në udhëtim te Watfordi i kanë ndihmuar Arsenalit të thyejnë një rekord në kampionatin anglez.

Kjo pasi, Arsenali ka arritur të shënoj plot 700 si mysafir që kur kampionati anglez filloi të quhet Liga Premier.

Megjithatë, kjo arritje e skuadrës londineze nuk është e para, pasi janë skuadra e dytë që arrijnë këtë, pas Manchester United. /Telegrafi/