Site icon Telegrafi

Arsenali do të shpenzojë në verë

Arsenali ka dështuar të fitojë një ndeshje të rëndësishme në Ligën Premier ndaj Swanseas që u mposht 1:2.

Por duket se kjo nuk i ka ndalë drejtuesit e skuadrës londineze të besojnë edhe më tej në titullin e kampionit.

Gjithsesi gjatë afatit kalimtar të verës, Arsenal mendon të shpenzojë para për lojtarë të rinj.

Mediat në Angli kanë shkruar se ‘Topçinjtë’, janë të gatshëm të shpenzojnë 80 milionë funte për afrimin e futbollistëve cilësorë.

Pierre Emerick Aubameyang, Odion Ighalo dhe N’Golo Kante janë tre lojtarët kryesorë në listën e Arsene Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version