Site icon Telegrafi

Arsenali do të përjetojë ‘makthin’ – Liga Premier konfirmon ndryshimet e mëdha në kalendarin e tyre

Arsenali po përballet me mundësinë që të luajë 10 ndeshje në hapësirën e vetëm një muaji, pasi Liga Premier ka konfirmuar ndryshime të mëdha në kalendarin e ‘Topçinjve’.

Të besuarit e Mikel Artetas shkuan në pushimin me kombëtare me plot entuziazëm pasi arritën në krye të tabelës në elitën e futbollit anglez pas tetë fitoreve radhazi, një seri e cila arriti kulmin në fitoren dramatike ndaj Brentfordit pak kohë më parë.

Arsenali do të rikthehet në aksion të dielën e ardhshme, ku do të jenë nikoqir të Manchester Cityt në ‘Etihad’, para orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

‘Topçinjtë’ do të luajnë ndaj Lutonit vetëm tri ditë më vonë pas udhëtimit në ‘Etihad’, ndërsa pastaj pas katër ditëve do të luajnë ndaj Brightonit.

Bayerni do të vijë në Londër më datë 9 prill për ndeshjen e kthimit tetë ditë më vonë, që do të jetë në mes të ndeshjes që Arsenali do ta luajë përballë Aston Villës në ‘Emirates’.

Lexo po ashtu Arsenali ‘shënjestron’ top yllin e Real Madridit para afatit kalimtar të verës

Arsenali ishte paraparë që të luante ndaj Chelseat vikendin e kaluar, por përfshirja e ‘Bluve të Londrës’ në çerekfinale të FA Cup bëri që ndeshja të shtyhej.

Derbi i Londrës do të luhet më datë 23 prill, pesë ditë para se Arsenali të udhëtojë për ndeshjen ndaj rivalit lokal Tottenhamit.

Andaj, mbetet të shihet se si do ia dalin që ta menaxhojnë këtë orar të ngjeshur lojtarët e Arsenalit, dhe se a do të ndikojë kjo në rezultatet e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version