Telegrafi

Arsenali të ofrojë €40m për Zaraten

“Jam në kontakt me Arsenalin. Disa ditë më parë një drejtor i klubit anglez më pyeti për Mauro Zaraten”.

“Arsenali dëshiron ta përforcojë potencialin sulmues dhe për ta bërë këtë është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e ‘Lotitos’ (Zarates)”, citohet agjenti Jose Alberto Coppola nga lalaziosiamonoi.it.

Për më shumë agjenti i argjentinasit ka thënë se Topçinjtë e kanë mundësinë ta joshin lojtarin drejt Ligës Premier, pasi ai është lodhur nga situata që mbretëron te Lazio. /Telegrafi/