Sipas ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur, Jermain Jenas, Arsenali janë një skuadër më e mirë me Olivier Giroudin në formacion.
Sulmuesi francez ka luftuar për një vend titullari këtë sezon pas një pushim të zgjatur veror pas fushatës së tij në Euro 2016, dhe më pas për shkak të një dëmtimi në shputë.
Pavarësisht se Arsenali shijoi një varg prej tetë fitoreve radhazi dhe aktualisht renditen në krye të tabelës në Ligën Premier, Jenas beson se skuadra e Wengerit do të përfitojë nga të paturit Giroudin në formacion.
“Unë ende mendoj se ata janë më të mirë me Giroud në ekip”, ka thënë ish-mesfushori i Tottenham për BBC Five Live, transmeton Telegrafi.
“Ai vetëm se do t’i lejonte dhe ndihmonte Sanchezin, Iwobin, Walcottin dhe Ozilin për të luajtur shumë më mirë me të si një pikë qendrore”, përfundoi Jenas. /Telegrafi/