Site icon Telegrafi

Arsenali do të luajë sërish kundër Bayern Munichut

Arsenal ka zyrtarizuar ndeshjen e parë që ekipi i drejtuar nga Arsene Venger do të zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2017-2018.

Shumë nga fansat e klubit londinez nuk kanë dashur ta besojnë se do të luajnë sërish kundër Bayern Munichut.

Topçinjtë ende nuk e kanë marrë veten nga “asgjësimi” që ekipi gjerman iu bëri atyre vetëm një javë më parë në Ligën e Kampionëve ku i mposhti me rezultatin e përgjithshëm 10-2.

Pa kaluar as 10 ditë, Arsenal zyrtarizon ndeshjen tjetër ndaj të besuarve të Carlo Ancelotti që do të luhet me 19 korrik në Kinë, kaq ka mjaftuar që tifozët të shpërthejnë ndaj klubit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version