Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Petit ka këshilluar klubin anglez që të heq dorë nga politikat e saj për zhvillimin e të rinjve dhe të investojë në lojtarë të profilit të lartë në verë.
“Politika e akademisë së Arsenalit është shumë e mirë deri në një pikë të caktuar, por është një limit për këtë. Shumë lojtarë të akademisë janë të mirë, por që në tre apo katër vitet e fundit kanë dështuar të përmirësohen”, është shprehur Petit për Sky Sports, transmeton Koha.net.
“Ka qenë një zhgënjim i madh për mua. Lojtarët si Walcott, Oxlade-Chamberlain dhe Wilshere vazhdimisht janë të lënduar dhe nuk janë përmirësuar. Janë të mirë, po jo aq sa duhet, prandaj Arsenali ka nevojë për diçka më ndryshe në skuadër. Duhet të transferojë lojtarë me përvojë, emra të mëdhenj, lojtarë me mentalitet fitues, duhet të transferojnë liderë. Ata kanë kualitet, padyshim, kanë lojtarë të mirë, por kanë nevojë për liderë dhe me karakter të fortë, që e urrejnë të humbin dhe dëshirojnë fitoren, jo vetëm ndeshjet por edhe titujt”, është shprehur ai.