Site icon Telegrafi

Arsenali do të eliminohet nga dy gara brenda një nate nëse pësojnë humbje ndaj Portos

Arsenali mund të eliminohet nga dy gara brenda një nate në rast se humbasin ndaj Portos sot (e martë) në Ligën e Kampionëve.

‘Topçinjtë’ do të jenë nikoqir të Portos në ‘Emirates’, ku synimi i tyre do të jetë përmbysja e rezultatit të ndeshjes së parë, aty ku Porto arriti fitore minimale me rezultat minimal 1-0 dhe të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 14 vitesh.

Tri javë më parë, Porto fitonte në Portugali me një gol në çastet e fundit të takimit nga Wanderson Galeno, por përveç rezultati, ajo që la të habitur të gjithë ishte fakti se kjo ishte ndeshja me më së shumti faulla të shkaktuar këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Në rast se Arsenali eliminohet sot nga Liga e Kampionëve, atëherë kjo do të thotë se gjasat e tyre për kualifikim në Kupën e Botës 2025 do të zhdukeshin.

Kjo garë është paraparë të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (15 qershor- 13 korrik), ku 32 ekipe do të bëjnë pjesë.

Lexo po ashtu Brenda zhveshtores, tifozi publikon foton nga mbishkrimet e yjeve të Arsenalit se si ndihen kur luajnë në Emirates

12 ekipet e kualifikuara nga UEFA do të përfshijnë fituesit e Ligës së Kampionëve mes viteve 2021 dhe 2024, gjithashtu edhe ekipet shtesë që do të përcaktohen nga renditja e klubeve gjatë këtyre katër viteve.

Vetëm dy ekipe nga një shtet mund të kualifikohen në Kupën e Botës për Klube, teksa Chelsea dhe Man City janë ekipet që e kanë fituar Ligën e Kampionëve mes 2021 dhe 2024.

Arsenali mund t’i bashkohet atyre vetëm në rast se fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon, që do të thotë se një humbje ndaj Portos, do t’i eliminonte ata nga kjo garë./Telegrafi/

Exit mobile version