Arsenali mund të detyrohet të shesë njërin prej yjeve të skuadrës për të siguruar transferimin e njërit prej objektivave të tyre kryesor të verës.
‘Topçinjtë’ momentalisht po operojnë pa një sulmues pasi hierarkia e klubit dhe trajneri Mikel Arteta u pajtuan që të mos bëjnë përforcime gjatë janarit.
Por kjo strategji nuk ka funksionuar fare mirë për ta, pasi shanset e Arsenalit për t’u shpallur kampion në Ligën Premier për herë të parë që nga viti 2004, po pakësohen çdo javë.
Ata tashmë janë 13 pikë mbrapa liderit Liverpoolit teksa kanë mbetur edhe 12 ndeshje për të luajtur.
Arsenali do t’i ketë sërish të gatshëm emra si Kai Havertz, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli në parasezon.
Por, sipas një raportimi nga Daily Mirror, drejtuesit e klubit anglez mund të detyrohen të shesin njërin nga këta tre lojtarë, për të gjeneruar fonde për blerje të reja.
Është bërë me dije se njëri prej Gabriel Martinellit ose Leandro Trossard mund të largohen pas interesimit nga Arabia Saudite.
Në rast se gjenerohen fondet e nevojshme nga shitja e tyre, mediumi katalanas Sport ka raportuar se Arsenali do të ishte në një pozicion të favorshëm për të dhuruar 100 milionë euro për transferimin e Alexander Isak.
Në rast se klubi londinez e paguan atë shumë, kjo do ta thyente rekordin e klubit që momentalisht mbahet nga Declan Rice, me këtë të fundit që u transferua tek Arsenali për 100 milionë euro në verën e vitit 2023 nga West Hami./Telegrafi/