Telegrafi

Arsenali synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Burnley, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Burnley kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Burnleyt në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Emirates me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Mikel Artetas pati një formë të lartë me katër fitore radhazi në kampionat, por u mposht nga Manchester City dhe synon t’i kthehet përsëri fitoreve.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të dobët këtë sezon pasi nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Arsenal: Ramsdale; Holding, White, Gabriel, Tierney; Lokonga, Odegaard; Saka, Smith-Rowe, Martinelli; Lacazette;

Burnley: Pope; Roberts, Tarkowski, Mee, Pieters; Vydra, Westwood, McNeil, Brownhill; Lennon, Jay Rodriguez

/Telegrafi/