Telegrafi

Arsenali synon t’i ‘blindojë’ dy sulmuesit me kontrata të reja të përmirësuara

Arsenali është i gatshëm të përmirësojë kontratat e dyshes sulmuese, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.

Topçinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Aubameyangut dhe Lacazettes mbi 200 mijë funte në javë secilit mbi frikën se sulmuesit e shumë kërkuar mund të largohen.

Sipas mediumit The Sun, drejtuesit e klubit janë të frikësuar se dy yjet e sulmit të tyre mund të largohen këtë verë dhe do të shpenzojnë pak para për t’i mbajtur ata në veri të Londrës.

Lexo po ashtu Aubameyang e heq Arsenalin nga rrjetet sociale, pritet të transferohet në Kinë

Aubameyang, 29 vjeç, është lidhur me një lëvizje prej 300,000 eurosh në javë në Kinë, ndërsa 28-vjeçari Lacazette është i kërkuar nga Barcelona.

Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Tani, raportet pretendojnë se dy sulmuesit mund të jenë në ditë për të kërkuar rritje page pasi së bashku kombinuan 50 gola dhe 21 asistime në të gjitha garat në 2018-19.

Lexo po ashtu Barcelona ofron dy lojtarë për Lacazetten

Aktualisht, Lacazette mendohet se fiton rreth 180,000 funte në javë, ndërsa Aubameyang fiton është 200 mijë funte në javë.

Me rinovimin e kontratave, të dy sulmuesit mund të kenë rritje të konsiderueshme pagash. /Telegrafi/