Telegrafi

Arsenali synon të rikthehet te fitoret ndaj Nottingham Forest, formacionet zyrtare

Arsenali pret Nottingham Forestin në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Topçinjtë kanë qenë lider, por kanë humbur pozitën e parë në tabelë pas fitores që Manchester City arriti në udhëtim te Leicesteri ditën e shtunë.

Vendasit në këtë takim vijnë pas barazimit javën e kaluar në udhëtim te Southampton, derisa mysafirët pas fitores ndaj Liverpoolit.

Londinezët duan të rikthehen te fitoret dhe janë favorit të mëdhenj në letër, në anën tjetër mysafirët kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu, Partey, Xhaka, Odegaard, Martinelli, Jesus, Saka.

Nottingham Forest: Henderson, Cook, Lodi, Koyate, Yates, Aurier, Freuler, McKenna, Lingard, Awoniui, Gibs-White.

/Telegrafi/