Telegrafi

Arsenali synon ta nis sezonin e ri me fitore te Fulhami, formacionet zyrtare

Fulhami dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së parë të sezonit 2020/21 në Ligën Premier.

Topçinjtë e nisin sezonin e ri në Ligën Premier me një udhëtim te Fulhami, në takim që do të zhvillohet në Craven Cottage nga ora 13:30.

Ekipi i Mikel Artetas ka shumë mungesa për këtë fillim të sezonit, por pret ta nis me një fitore.

Në anën tjetër, Fulhami është rikthyer në Ligën Premier pas një kohe të gjatë dhe shpreson të marr një rezultat pozitiv në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet e tyre më të mira të mundshme.

Te Arsenali nga minuta e parë luan edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka, ndërsa debuton edhe braziliani Willian.

Fulham: Rodak; Odoi, Hector, Ream, Bryan; Reed, Cairney; Kebano, Onomah, Cavaleiro; Kamara.

Arsenal: Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Bellerin, Elneny, Xhaka, Maitland-Niles; Willian, Lacazette, Aubemayang;

/Telegrafi/