William Saliba padyshim se është njëri nga mbrojtësit aktual më të mirë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Qendërmbrojtësi i talentuar anglez u rikthye te Arsenali pas një viti si i huazuar te Olympique Marseille ku shkëlqeu.
Arsenal e huazoi tri vite radhazi Saliban te St Etienne, Nice e Marseille, derisa tani ai është lideri i Topçinje në repartin defensivë.
Por qëllimi kryesor i skuadrës londineze është ta blindojnë yllin e ri me një kontratë të re deri në vitin 2027.
21-vjeçari aktualisht ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2024 dhe është gati ta vazhdojë atë, por vetëm nëse plotësohen kërkesat e tij.
Sky Sport ka njoftuar se Saliba ka një pagë vjetore prej 1,250,000 euro derisa kërkesat e tij tani janë shumë të larta.
Reprezentuesi francez kërkon një pagë rreth pesë milionë euro për të zgjatur bashkëpunimin me Arsenalin dhe drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat me agjentët e futbollistit.
Gjithnjë sipas Sky Sport, situatën e francezit janë duke e monitoruar skuadrat e mëdha si Barcelona, Real Madrid e PSG. /Telegrafi/