Telegrafi

Arsenali synon pikët e plota në udhëtim te Burnley, formacionet zyrtare

Pas tri humbjeve të njëpasnjëshme në Ligën Premier, Arsenali ka marrë më në fund fitoren e parë.

Topçinjtë javën e kaluar mposhtën Norwich Cityn me rezultat minimal 1-0 dhe në Londër besohet se ajo ka qenë fitore e kthesës së madhe.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta sot do të përballet me Burnleyn në udhëtim, skuadër që ende nuk ka shijuar fitoren këtë edicion.

Londinezët duan tri pikët e plota që të kenë vazhdimësi, derisa në anën tjetër vendasit kërkojnë të marrin pikë nga përballja me gjigantin anglez.

Formacionet zyrtare:

Burnley: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, Gudmundsson, Brownhill, Westwood, McNeil, Wood, Barnes.

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasy, White, Gabriel, Tierney, Thomas, Smith-Rowe, Odegaard, Pepe, Saka, Aubameyang.

/Telegrafi/