Brightoni dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.
Lideri i kampionatit është mysafir i Brightonit në takimin që pritet të zhvillohet në Amex Stadium me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i Mikel Artetas synon fitoren e pestë radhazi në kampionat për të mbyllur vitin si lider, por me epërsi komode ndaj ndjekësit, Manchester City.
In the building 👊 pic.twitter.com/qT8ENyD8ir
— Arsenal (@Arsenal) December 31, 2022
Në anën tjetër, vendasit kanë tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe duan ta vazhdojnë këtë formë me një rezultat pozitiv ndaj Arsenalit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me Granit Xhakën titullar te mysafirët.
Brighton: Sanchez; Lamptey, Dunk, Colwill, Estupiñán; Gilmour, Gross; March, Lallana, Mitoma; Trossard
Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah.
/Telegrafi/