Telegrafi

Arsenali siguron kualifikimin

Samir Nasri kaloi vendasit në epërsi (35’), ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Denilson dyfishoi rezultatin. Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola dhe me këtë rezultat përfundoi takimi.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, të zhvilluar ndërmjet AZ Alkmaar dhe Olympiakos Piraeus, nuk u shënuan gola dhe skuadrat morën nga një pikë.

Pas xhiros së pestë, këtij grupi i prin Arsenali me 13 ikë, ndërsa Olympiakosi mban vendin e dytë me shtatë pikë. /Telegrafi/