Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 5-1 ndaj Sporting Lisbonës si mysafir në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në start me Gabriel Martinellin për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe Kai Havertz gjeti rrjetën për 2-0 në minutën e 22-të.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Arsenali largoi dilemat e fituesit me golin e mbrojtësit Gabriel.
A brilliant first-half performance in Lisbon ✊
Let’s keep pushing for more, Gunners 💪 pic.twitter.com/YFbdkCjjFS
— Arsenal (@Arsenal) November 26, 2024
Me të filluar pjesa e dytë, Goncalo Inacio ngushtoi epërsinë e topçinjve në 3-1.
Por Arsenali fitoi penallti dhe nga pika e bardhë Bukayo Saka shënoi për 4-1.
Në minutën e 82-të, ishte radha e Leandro Trossard që shënoi për 5-1.
Sporting duket se pas largimit të Ruben Amorim ka humbur paksa rrugën, ndërsa Arsenali vazhdon sigurt drejt pozitave të para.
Arsenali zë vendin e tetë me 10 pikë, ndërsa aq pikë ka edhe Sporting në vendin e dhjetë. /Telegrafi/