Telegrafi

Arsenali shkatërron Evertonin

Golin e parë në ndeshje e shënoi Denilson (26’), ndërsa Thomas Vermaelen dyfishoi epërsinë (37’). Rezultatin përfundimtar të pjesës së parë e vendosi William Gallas në minutën e 41-të.

Tre minuta brenda pjesës së dytë (48’), Cesc Fabregas shënoi golin e tij të parë në ndeshje dhe të katërtin për Topçinjtë.

Në minutën e 69-të, kapiteni Fabregas shënoi edhe golin e dytë personal dhe të pestin për Arsenalin, ndërkohë që për rezultatin ‘1-0 në sete’, u kujdes Eduardo Da Silva (88’).

Golin e nderit për Evertonin e shënoi Luis Saha në minutat shtesë të takimit (90’+2).