Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Evropës ndaj BATE Borisovit.
Topçinjtë i janë kthyer fitoreve në grup duke përmbyllur fazën e grupeve në mënyrë perfekte me një fitore të thellë 6-0 në stadiumin Emirates.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes, ku ishte mbrojtësi francez, Mathieu Debuchy, i cili shënoi një supergol për epërsinë 1-0.
Deri në fund të pjesës së parë Arsenali arriti t’i shënoj edhe dy gola, ku ai i dyfishimit të epërsisë erdhi në minutën e 37-të dhe u shënua nga Theo Walcott.
Në minutën e 43-të erdhi goli i epërsisë 3-0 me shënues Jack Wishlere, i cili dërgoi skuadrat në pushim me një gol të bukur.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Topçinjve, të cilët edhe në këtë fragment shënuan tre gola, ku i pari erdhi në minutën e 51-të pas autogolit të Denis Polyakov.
Luhej minuta e 64-të kur Arsenali shënoi golin e epërsisë 5-0 dhe shënues ishte francezi Olivier Giroud, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Golin i fundit u shënua nga mesfushori egjiptian, Mohamed Elneny, i cili shënoi një supergol në minutën e 75-të për rezultatin përfundimtar 6-0.
Kështu, Arsenali kalon tutje si i pari në grupin H me 13 pikë, ndërsa nga ky grup me vend të dytë kalon Crvena Zvezda me nëntë pikë të mbledhura. /Telegrafi/