Telegrafi

Arsenali shkarkon tetë anëtarë nga stafi i tyre?

Arsenali thuhet se ka shkarkuar tetë anëtar nga stafi i tyre përfshirë këtu edhe shefin e zbuluesëve të talentëve të rinj, Steve Morrow.

Pas 20 vitesh bashkëpunimi me The Gunners, Morrow është shkarkuar nga detyra, si pjesë e disa ndryshimeve të mëdha në staf.

Këto ndryshime te skuadra londineze po ndodhin edhe shkaku i krizë që po kalojnë për rezultate të mira, e që të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Unai Emery.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e tjerë të anëtarëve të stafit që do të largohen, por sipas Sun Sport, nga kjo valë largimesh mund të ndodhë edhe shkarkimi i spanjollit.

Besohet se Emery do ta emërojë Pierre-Emerick Aubameynagun si kapiten i ri, pasi Granit Xhakës do t’i merret shirit pas përplasjes me tifozët. /Telegrafi/