Telegrafi

Arsenali shijon humbjen e dytë radhazi, mposhtet në shtëpi nga Brightoni

Arsenali është mposhtur me rezultat 2-1 në shtëpi nga Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas shihej favorit absolut për pozitën e katërt në Ligën Premier, por tashmë ka marrë edhe humbjen e dytë radhazi dhe rrezikon seriozisht këtë pozitë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por golin e gjeten vetëm mysafirët.

Ishte Leandro Trossard (28’), i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë e mysafirëve 0-1.

Arsenali në fakt e gjeti golin me anë të Gabriel Martinellit në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishte skuadër më e mirë më kërkuese, por mysafirët shënuan të parët dhe vendasit gjithçka çfarë arriten ishte goli i ngushtimit të epërsisë.

Enock Mwepu u përkujdes në minutën e 66-të te shënonte për 0-2, ndërsa Martin Odegaard (89’) vulosi rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas kësaj humbje, Arsenali bie në pozitën e pestë me 54 pikë, po aq sa Tottenhami i katërti, ndërsa Brighton renditet i 13-ti me 34 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali do të luajë në udhëtim te Southamptoni, ndërsa Brightoni udhëton te Tottenhami. /Telegrafi/