Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit foli në të mirë të vendasve, të cilët shënuan dy gola, kundrejt një tjetrit të mysafirëve.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Southamptoni, ku pas një harkimi në zonë të Cedric Soares ishte sulmuesi Shane Long (17′), i cili shënoi nga afërsia për 0-1.
Arsenali arriti të kthehet shpejt në lojë, ku Pierre-Emerick Aubameyang (29′) shënoi për të barazuar 1-1, ndërsa Danny Welbeck (38′) shënoi për 2-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga një lojë.
Përsëri ishin të parët që shënuan në minutën e 74-të me anë të Charlie Austin për 2-2, por Welbeck (81′) u përkujdes për t’ia siguruar fitoren Arsenalit me rezultat 3-2.
Pas kësaj fitore, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 54 pikë, ndërsa Southamptoni në vendin e 18-të me vetëm 28 pikë.
Në takimin e radhës, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Newcastle United, ndërsa Southamptoni e pret në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UXkWjK7Eizk
https://www.youtube.com/watch?v=feWafthM4K8
https://www.youtube.com/watch?v=y309oAj5oAs